Kush e komandon sot Edi Ramën?!
Nga Belind Këlliçi
Mënyra se si Edi Rama po përjeton fundin e tij politik, tregon shumë se çfarë ka bërë me pushtetin, si e ka administruar dhe dëshmon se sa e ka merituar ai besimin që i kanë dhënë qytetarët në gjithë këto vite.
Ka shumë dramë në sjelljet e Edi Ramës, ka impulse dhe irracionalitet çka e bëjnë të kryejë gjeste që sigurisht nuk i bën një njeri normal serioz, jo më një Kryeministër.
Aktet lunatike, sharjet, ofendimet, goditjet e kundërshtarëve e armiqve që kanë vërshuar nga gjithë anët, tregojnë se tronditja është shumë e madhe!
Tronditja lidhjet drejtpërdrejt me atë që ka bërë. Jo vetëm ai, po çdokush e di se çfarë Edi Rama ka bërë. Aferat financiare, korrupsioni, abuzimi, shkelja, përfitimi, përvetësimi, janë arsyet e destabilizimit të tij.
Fundi i tij politik në këtë rast është i barabatë dhe me fundin njerëzor, pasi e ardhmja pas ikjes së pushtetit është dhmibja e madhe që quhet drejtësi dhe vetmia e izolimi që quhet burg.
Ndaj nuk ka shumë politikë në aktivitetin e Ramës dhe analizën e ditëve të tij të fundit më mirë mund ta bëjnë psikologët.
Sa herë ta shihni të imitojë, të bëjë si balerinë, sa herë ta shihni të ulërasë, të shajë e linçojë në publik, kujtoni kush e komandon sot Edi Ramën.
Frika për atë që ka bërë dhe ndëshkimi i shpejtë që e pret!