'Jepe dorëheqjen!' Protesta nuk ndalet, mijëra marshojnë nëpër Tiranë, thirrje të bashkohen dhe më shumë
Prej gati 2 orësh mijëra protestues marshojnë nëpër rrugët e Tiranës duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Protestuesit bëjnë thirrje "Ju erdhi fundi", “Shqipëri e Re”! ndërsa ftojnë qytetarë të tjerë të bashkohen me ta.
“Bashkohuni me Ne”, “Çohuni nga kafja”, kanë qenë disa nga thirrjet më të përsëritura të protestuesve gjatë marshimit. Aktualisht (ora 21:30) protestuesit po marshojnë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’
Ka pasur momente kur protestuesit janë ulur këmbëkryq para kryeministrisë dhe kanë kënduar në kor 'jepe dorëheqjen'