Rrugëtimi i Champions League 2026/27, 81 skuadra në garë, Egnatia njeh kundërshtarin më 16 qershor
Sezoni 2026/27 i Ligës së Kampionëve do të nisë zyrtarisht më 16 qershor, kur do të hidhet shorti i raundit të parë kualifikues. Ndeshjet e kësaj faze janë planifikuar të zhvillohen më 7 dhe 8 korrik, duke shënuar fillimin e një edicioni të gjatë që do të kulmojë me finalen më 5 qershor në stadiumin “Metropolitano” të Madridit.
Në total, 81 skuadra nga 53 federata të ndryshme do të marrin pjesë në këtë edicion të Champions League, duke ndjekur rrugën e gjatë drejt trofeut më të rëndësishëm për klube në Europë.
Në fazën kryesore të kompeticionit janë kualifikuar disa nga klubet më të mëdha të kontinentit. Nga Anglia do të marrin pjesë Arsenal, Manchester City, Manchester United, Aston Villa dhe Liverpool. Italia përfaqësohet nga Interi, Napoli, Roma dhe Como, ndërsa Spanja sjell gjigantët Real Madrid, Barcelona, Atletico Madrid, Villarreal dhe Betis.
Gjermania përfaqësohet nga Bayern Munich, Borussia Dortmund, Leipzig dhe Stuttgart, ndërsa Franca nga Paris Saint-Germain, Lens dhe Lille. Në listë gjenden gjithashtu PSV dhe Feyenoord nga Holanda, Porto dhe Sporting CP nga Portugalia, si dhe Club Brugge, Slavia Praga, Galatasaray dhe Shakhtar Donetsk.
Në fazat e kualifikimeve marrin pjesë edhe shumë skuadra nga vende të tjera europiane. Në “playoff” janë Viking, AEK Athens, LASK dhe Celtic, ndërsa në turin e tretë dhe të dytë kualifikues figurojnë emra si Lyon, Dinamo Zagreb, Crvena Zvezda, Fenerbahçe, Olympiacos dhe Bodø/Glimt.
Ndërkohë, në turin e parë kualifikues marrin pjesë edhe skuadra nga kampionate më të vogla europiane, përfshirë Egnatian nga Shqipëria, Drita nga Kosova, si dhe ekipe si Shamrock Rovers, Riga, Kairat, Flora, Tre Fiori dhe shumë të tjera që synojnë të bëjnë surprizën.
Rruga drejt finales së Madridit pritet të jetë e gjatë dhe e mbushur me emocione, ndërsa Champions League 2026/27 premton një tjetër sezon spektakolar për futbollin europian.
FAZA E GRUPIT / FAZA KRYESORE
- Arsenal (Angli)
- Manchester City (Angli)
- Manchester United (Angli)
- Aston Villa (Angli)
- Liverpool (Angli)
- Interi (Itali)
- Napoli (Itali)
- Roma (Itali)
- Como (Itali)
- Barcelona (Spanjë)
- Real Madrid (Spanjë)
- Villarreal (Spanjë)
- Atletico Madrid (Spanjë)
- Betis (Spanjë)
- Bayern Munich (Gjermani)
- Borussia Dortmund (Gjermani)
- Leipzig (Gjermani)
- Stuttgart (Gjermani)
- Paris Saint-Germain (Francë)
- Lens (Francë)
- Lille (Francë)
- PSV Eindhoven (Holandë)
- Feyenoord (Holandë)
- Porto (Portugali)
- Sporting CP (Portugali)
- Club Brugge (Belgjikë)
- Slavia Praga (Çeki)
- Galatasaray (Turqi)
- Shakhtar Donetsk (Ukrainë)
PLAYOFF
- Viking (Norvegji)
- AEK Athenë (Greqi)
- LASK (Austri)
- Celtic (Skoci)
TURI I TRETË KUALIFIKUES
- Lyon (Francë)
- NEC Nijmegen (Holandë)
- Union Saint-Gilloise (Belgjikë)
- Sparta Praga (Çeki)
TURI I DYTË KUALIFIKUES
- Lech Poznan (Poloni)
- AGF Aarhus (Danimarkë)
- Thun (Zvicër)
- Hapoel Be'er Sheva (Izrael)
- Omonia (Qipro)
- Mjällby (Suedi)
- Dinamo Zagreb (Kroaci)
- Crvena Zvezda (Serbi)
- Slovan Bratislava (Sllovaki)
- Celje (Slloveni)
- Fenerbahçe (Turqi)
- Bodø/Glimt (Norvegji)
- Olympiacos (Greqi)
- Sturm Graz (Austri)
- Hearts (Skoci)
- Górnik Zabrze (Poloni)
TURI I PARË KUALIFIKUES
- Győr (Hungari)
- Universitatea Craiova (Rumani)
- Levski Sofia (Bullgari)
- Sabah (Azerbajxhan)
- Shamrock Rovers (Irlandë)
- Petrocub Hîncești (Moldavi)
- Víkingur (Islandë)
- Borac Banja Luka (Bosnje e Hercegovinë)
- Ararat-Armenia (Armeni)
- Riga (Letoni)
- Drita (Kosovë)
- KuPS (Finlandë)
- Kairat (Kazakistan)
- KI Klaksvík (Ishujt Faroe)
- Floriana (Maltë)
- Larne (Irlanda e Veriut)
- Kauno Žalgiris (Lituani)
- Flora Tallinn (Estoni)
- Egnatia (Shqipëri)
- Sutjeska (Mali i Zi)
- Atert Bissen (Luksemburg)
- The New Saints (Uells)
- Iberia 1999 (Gjeorgji)
- Vardar (Maqedonia e Veriut)
- ML Vitebsk (Bjellorusi)
- Inter Club d’Escaldes (Andorra)
- Lincoln Red Imps (Gjibraltar)
- Tre Fiori (San Marino)