Shehu: Rama bllokon debatin për ‘terapinë’ hormonale të ndryshimit gjinor
Nga Tritan Shehu
Kuvendi nën censurë, Rama kërkon të sanksionojë ‘terapinë’ hormonale të ndryshimit gjinor edhe te fëmijët, gjininë ideologjike, shkatërrimin e Familjes së Shenjtë, asgjësimin e bipolaritetit të shoqërisë!
Duke censuruar ‘Projektligjin për mbrojtjen e fëmijëve e të rinjve nga propagandat gjinore’, të depozituar në Kuvend nga ne dhe të programuar pranë komisioneve.
Ligj që kërkon të mbrojë fëmijët dhe të rinjtë nga teoritë e rrezikshme ‘fluid, woke, gjini ideologjike, familje homo, prind 1, 2, 3, etj’, të ndryshimit të seksit, veçanërisht për moshën e papjekurisë së tyre hormonale, fizike, intelektuale.
Prandaj ‘Rilindja’ nuk lejoi sot diskutimin e këtij projektligji në Komisionin e Edukimit, si dhe bllokoi atë për nesër në Komisionet e të Drejtave dhe të Ligjeve.
Një veprim sabotues i orkestruar për të bllokuar zbatimin e programit të Kuvendit për diskutimin e atij ligji tejet të rëndësishëm në mbrojtje të vlerave, thelbit të jetës.
Një tentativë kjo e bazuar mbi ideologjitë majtiste populiste, projeksionet e grupeve LGBTQ, trans etj., veçanërisht kërcënuese për fëmijët dhe të rinjtë.
Një strategji frikacakësh kjo e ‘Rilindjes’, që në vend të hapjes së një diskutimi edhe publik, bllokon edhe Kuvendin.
Kërkon kështu të lejojë avancimin në Shqipëri të përpjekjeve të pabazuara në ligj për përdorimin e hormoneve te fëmijët nga mosha 14 vjeç dhe rutinizimin e tyre deri në 16 vjeç!
Kriminale, antivlera, dëmtuese në ekstrem jo vetëm për fëmijët, por për çfarë ka më të shenjtë shoqëria njerëzore…
Familjen, prindërit nënë e baba, natyralë apo adoptues, ekzistencën e lidhur me biologjinë binare, të krijuar nga natyra a Zoti.
Do të mjaftonte kjo tentativë e veprim i Ramës, jo thjesht për të protestuar ndaj tij, por për ta larguar nga kjo qeverisje, atë dhe ‘Rilindjen’ bashkë.