‘Taksa paguajmë, marrim përmbytje’/ Durrsakët në protestë – kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës
Edhe Durrësi u është bashkuar qytetarëve të tjera të vendit për të protestuar kundër Ramës, ndërsa kryeqyteti ka parë qindra e mijëra qytetarë që janë derdhur në shesh kundër kryeministrit, nga ku kërkojnë dorëheqjen e tij.
Familjarë të shumtë, me fëmijët e tyre për dore kanë dalë këtë të hënë në sheshin përpara Bashkisë së Durrësit në protestën mbarëkombëtare për dorëheqjen e Ramës.
Me pankarta në duar, qytetarët nuk i kanë kursyer idetë brilante për të shprehur pakënaqësitë e tyre kundër qeverisjes së Edi Ramës.
Ndër pankartat që pikasin janë ato për zhvendosjen e Portit të Durrësit, prishjet e banesave mijëravjeçare për t’i hapur rrugën projekteve korruptive të qeverisë e Bashkisë së Durrësit, përmbytjet në këtë qytet, spitali, apo edhe shembjet e fundit që kanë ndodhur në Currila.
Një tjetër vogëlushe ka zgjedhur të protestojë në mbrojtje të familjes, ndërsa ministria e Shëndetësisë ka dalë hapur trasngjinorëve për t’i asistuar me terapi hormonale në QSUNT.