'Copën e injorantes e fute në parlament'... Dea Mishel i përgjigjet Ramës
Dea Mishel ka reaguar ndaj kryeministrit Rama pasi ky i fundit nisi sulmet e dëshpëruara ndaj influencerave dhe bloggerëve, të cilët kanë dalë në mbështetje të protestës për dorëheqjen e tij.
Në një postim në instagram ish banorja e Big Brother i kujton Ramës se influencerat janë të gjitha me shkollë të lartë dhe shumë mirë të artikuluara ndryshe nga ata në kabinetin e tij, duke i sjellë si shembull deputeten Zegjine Çaushi.
“S’ mund të bësh komente seksiste në 2026. Por nuk kompleksohem. Influencerat janë vajza me shkollë të lartë shumë të artikuluara, ndryshe nga ato të kabinetit tend. Ke futur në parlament Zegjinenë që nuk di të numëroje nuk di të shkruajë shqip pa gabime, nuk di as të përdorë Chat GPT për të nxjerrë veten nga lluca. Po jep shembull se mund te jesh copa e injorantes e vjen në parlament” komenton ajo.