‘Zgjedhjet e reja në Kosovë do të fundosnin qytetarët’, Andoni: Mungesë investimesh e sanksione ndërkombëtare

Kosova rrezikon sërish të futet në një humnerë të re politike dhe ekonomike, ku kokëfortësia e liderëve partiakë mund t'i kushtojë shtetit qindra miliona euro.

I ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv, nën moderimin e Ediv Parrucës, analisti Ben Andoni tha se ndërsa vendi aktualisht përballet me mungesën e një presidenti, kryeministri dhe kabineti qeveritar funksional, po shkon drejt një skenari të paralizës totale.

Fatura e këtij kolapsi nuk do të paguhet nga politikanët, theksoi Andoni, por nga njerëzit e thjeshtë: studentët, pensionistët dhe qytetarët e zakonshëm, të cilët mbeten peng i pazareve dhe ngërçeve partiake.

Për analistin Andoni, në qendër të këtij kaosi qëndron Lëvizja Vetëvendosje, e cila pavarësisht se dikur mbante 61 mandate, tani përballet me rrjedhje të brendshme dhe një tkurrje në 57 mandate.

Fjalori i ashpër dhe ofendues i përdorur gjatë fushatave ndaj kundërshtarëve politikë ka krijuar barriera të pakapërcyeshme, duke e izoluar partinë në pushtet.

Tanimë, për të mbijetuar politikisht, shprehet ndër të tjera analisti, asaj mund t'i duhet të shkelë "vijat e kuqe" të vendosura prej saj dhe t'i shtrijë dorën Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), një forcë që aktualisht po kalon testin më të madh të imazhit pas humbjes së liderëve të saj historikë.

Por derisa elita politike vazhdon të masë forcat, faturat po rriten, tha Andoni, duke shtuar se zgjedhjet e reja nuk nënkuptojnë thjesht 7 apo 10 milionë euro kosto administrative, që nga mungesa e investimeve, bllokimi i projekteve qeveritare dhe masat sanksionuese ndërkombëtare.

Është shumë, në fakt e çuditshme se çfarë ka ndodhur me këto dy forca politike, PDK-në dhe Vetëvendosjen. Paradoksalisht, ka testuar PDK-ja sepse natyrisht e mbajnë të testuar shumë liderë të PDK-së. PDK-ja gjithashtu pati atë rënien e saj, sepse mori disa mandate më shumë, por ishin shumë pak para asaj që duhet të bënin me riafirmimin e zërit të saj. Është e vërtetë, ju e dini se ata gjenden në një ngërç të madh, dhe mbas disa javësh që ata i prekën disa pika përfundimtare të liderëve të tyre. Dhe kjo do të jetë një test shumë i madh, të paktën për imazhin e tyre. Kuptohet që konfigurimi i njerëzve, apo lidhja e njerëzve të listës mund të ndryshojë doza të caktuara, jo shumë. Në fakt janë po ata që rikthehen, në mos gabohem. Kosova, qytetarët që kanë të drejtë vote dhe qytetarët që kanë të drejtë në këtë moment në Kosovë, janë njerëzit e thjeshtë, studentët, pensionistët, të moshuarit, dhe kjo do të thotë që në këtë moment që po flasim, Kosova mund të shkojë në zgjedhje të reja, dhe llogaritni pastaj se qindra miliona euro me të vërtetë humbasin. Nga e gjithë kjo, a kemi një president? Jo. A kemi një kryeministër? Jo. A kemi ministra? Jo.

Do të thotë që çdo gjë është një pikëpyetje e madhe që ka, dhe mbi të gjitha, ajo që po theksoj është te pjesa e konfigurimeve politike të qeverisë. Nuk ka arritur të bënte kur kishte 61 mandate, si mund ta bëjë tani që ka 57 mandate? Sepse janë fraksione që gjithmonë shkëputen. Partia e zotit Kurti gjithmonë është e prirur të ketë rrjedhje, ndonëse disa herë anëtarët janë ndarë dhe kanë dalë më përpara në qeverisje në Kosovë. Dhe çfarë dua të them me këtë është se tashmë Vetëvendosjes do t'i duhet t'i afrohet patjetër PDK-së, në qoftë se do që të bëjë diçka të themi për të mbijetuar, por edhe të shpëtojë nga ato vijat e kuqe që i ka vendosur vetë palës. PDK-ja ka pasur një diskutim jashtëzakonisht të shkurtër në zgjedhjet e para, kur ishte Vetëvendosje në qeverisje për të gjetur një kompromis, por shumë kohë më vonë ata vendosën që të mos shkonin fare. Unë besoj që është rasti pas disa ditësh për të filluar të menduar për të gjitha.

Ju e dini që PDK-ja e ka sfiduar shumë qartë dhe e ka refuzuar në të gjitha kandidaturat presidentin, dhe zonjën, kandidaten, Vjosa Osmani. Të dyja palët kanë premisa shumë të ndryshme, njëra të vihet në kontradiktë me tjetrën. Ju e dini që presidentja e Kosovës ka atribute të politikës së jashtme, këtë e ka mbuluar deri tani zonja Osmani, dhe ka qenë kalë beteje i saj. Dhe nga ana tjetër për të gjitha kandidaturat që thashë, zoti Haradinaj ka premtuar që Kosova të anëtarësohet në NATO, ekzistojnë akoma dyshime tek kjo, ka njohje të paktën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ju e dini mbështetjen që ka pasur zonja Osmani, pavarësisht se ishte e kushtëzuar. Zoti Haradinaj mendoj që ka një figurë interesante, është njeri i drejtë në një farë mase dhe ka mbajtur staturën në një vijë të cilin e ka bërë të denjë si politikan në arenën ndërkombëtare dhe atë të brendshme të Kosovës. Unë besoj që me këto premisa do afrohet me PDK-në në qoftë se do afrohet. Zotit Haradinaj me mendimin tim i duhet që t'i bëjë të gjitha gjërat e duhura për të afruar këtë.

E vetmja gjë është se Vetëvendosja ka njerëz të cilët i kanë ofenduar njerëzit që janë në AAK, deputetë atje që kanë votuar kundër, hapur. Kështu që fjalori dhe fushata ka qenë e ashpër ndaj tyre. Ky është konfigurimi i momentit. Dhe më interesantja në këtë zgjedhje është dështimi në mendimin tim i Lidhjes Demokratike dhe ngritja e madhe e AAK-së dhe zotit Gjini për pjesën e vlerave që ai përfaqëson. Një qasje krejt e ndryshme. Një qasje krejt e ndryshme me një AAK moderne, të një njeriu që nuk fliste me gjuhën e luftës, por fliste me një gjuhë të së ardhmes, me një gjuhë të zhvillimit dhe me një gjuhë të kapaciteteve shtetërore. Që natyrisht jepte një shpresë jashtëzakonisht të mirë për njerëzit, dhe ai qasjen e vet, mënyrën se si e prezantonte programin e tij e kishte të thjeshtë, jo agresive. Ata njerëz dëgjonin, i bëri njerëzit që qoftë të besonin, të shpresonin përsëri tek kjo forcë politike. Ndërkohë liderët mbeten kokëfortë në qëndrimet e tyre dhe e gjitha kjo është humbje kohe, pa diskutim. Të dërgosh sërish qytetarët në zgjedhje, është fatura më e rëndë. Ne nuk po flasim vetëm për koston e 10 milionë eurove që organizon shteti për t'i bërë, apo e 7 milionë eurove. Por llogaritni sa para humbasin nga investimet, nga mosfunksionimi i qeverisë, nga sanksionet që i janë bërë Kosovës, prandaj kjo thellon kolapsin.