Netanyahu dhe Trump, bisedë telefonike ndërsa Irani ndalon sulmet ndaj Izraelit
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kanë zhvilluar një bisedë telefonike, në mes të tensioneve të shtuara midis Tel Avivit dhe Teheranit pas sulmeve izraelite ndaj kryeqytetit libanez.
Transmetuesi izraelit Channel 13 raportoi se telefonata u zhvillua pak para se Irani të njoftonte pezullimin e sulmeve ndaj Izraelit, me kusht që Tel Avivi të ndalojë sulmet e veta.
Gazeta Israel Hayom raportoi se SHBA-ja dhe Izraeli i dërguan një mesazh Iranit se nuk do të kryheshin më sulme nëse Teherani pranon të mos rifillojë luftimet.
Autoritetet izraelite nuk kanë lëshuar ende një deklaratë zyrtare lidhur me bisedën telefonike mes Netanyahut dhe Trumpit apo për ndërprerjen e armiqësive me Iranin.
Megjithatë, Channel 12 i Izraeli, duke cituar një zyrtar izraelit, tha se Tel Avivi po ndalon sulmet ndaj Iranit me kërkesë të Trumpit.
Tensionet u përshkallëzuan dje, kur Izraeli bombardoi kryeqytetin libanez Bejrut, pavarësisht armëpushimit në fuqi, duke nxitur Iranin të lëshojë raketa drejt veriut të Izraelit në shenjë hakmarrjeje, ndërsa Izraeli ndërmori disa valë sulmesh ajrore kundër Iranit.
Në një postim në platformën e tij Truth Social në orët e para të ditës së sotme, Trump u bëri thirrje Izraelit dhe Iranit që të ndalin luftimet “menjëherë”, pas shkëmbimit të sulmeve ajrore mes dy vendeve./ AA.