SYRI TV/ Trajtimet hormonale të transgjinorëve, koalicioni pro familjes: Të anulohet urdhri

Koalicioni Shqiptar pro Familjes dhe Jetës i është drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë që të anulojë urdhrin për terapitë hormonale për personat transgjinorë.

Themeluesi i koalicionit Pastor Akil Pano i kërkoi këtij institucioni të anulojë urdhrin i cili dëmton fëmijët dhe familjet shqiptare. Madje nëse ministria nuk merr masa Koalicioni do të shkojë edhe ne gjykatë për këtë çështje.

SYRI TV

Koalicioni Shqiptar pro Familjes dhe Jetës i kërkon Ministrisë së Shëndetësisë anulimin e urdhrit Nr 304, datë 28.04. 2026 të këtij institucioni për "Trajtimin me terapi hormonale të personave transgjinorë" në QSUT.

Themeluesi i koalicionit Pastor Akil Pano  teksa dorëzoi kërkesën ne ministri u shpreh se ky urdhër  dëmton fëmijët dhe familjet shqiptare, si dhe shkel Kushtetutën dhe konventat për të drejtat e njeriut.  Pano shkoi edhe me tej se nëse ky institucion nuk e anulon urdhrin atëherë do të merren masa të tjera si padi në gjykatë.

Ndërsa bashkëthemeluesja e koalicioni Shqiptar pro Familjes dhe jetës Linda Pano u shpreh se ndryshimi i gjinive te fëmijët shkakton pasoja shëndetësore të përjetshme

Më herët koalicioni shqiptar pro familjes dhe jetës zhvilloi edhe nje marshim ku kërkon që ky urdhër për trajtimin me terapi hormonale të personave transgjinor të mos vendoset në zbatim, pasi rrezikon të ardhmen e fëmijëve.