Bajerni në prag të goditjes së parë të merkatos, mbetet vetëm prezantimi
Bajerni raportohet se është afër finalizimit të transferimit të parë të verës.
Sipas raportimeve, vetëm disa detaje të vogla e ndajnë Bajernin nga nënshkrimi i Ismael Saibarit.
“Bajerni shpreson ta finalizojë marrëveshjen me Saibarin javën e ardhshme”, tha Fabricio Romano.
Negociatat me klubin aktual të Saibarit, PSV Eindhoven, janë “shumë të avancuara”.
Në Mynih janë “optimistë” për përfundimin e transferimit.
Bajerni thuhet se tashmë ka arritur marrëveshje me mesfushorin për transferimin.
Vetë Romano e ka bërë të ditur marrëveshjen më herët gjatë javës.
25-vjeçari është aktualisht nën kontratë me klubin e Eredivise deri në vitin 2029, por pritet të firmos një kontratë me Bajernin deri në vitin 2030.
Besohet se kontrata e tij e re mund të zgjasë deri në vitin 2031.