Vrasja e efektivit të Shqiponjave/ Noka: PD kërkon hetim për zinxhirin urdhërues të Policisë së Shtetit
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, reagoi në Komisionin Parlamentar pas ngjarjes së rëndë në Korçë, ku humbi jetën një efektiv i Forcave Shqiponja dhe mbeti i plagosur një tjetër gjatë një operacioni për arrestimin e një personi në arrati me precedentë penalë.
Noka deklaroi se skema e ndërhyrjes policore ishte e paligjshme dhe kërkoi që përgjegjësit për hartimin e planit operacional, si edhe zinxhiri urdhërues në Policinë e Shtetit, të mbajnë përgjegjësi ligjore për pasojat e rënda të operacionit.
Postimi i plotë:
Skema e ndërhyrjes policore që solli humbjen e një jete dhe plagosjen e një efektivi tjetër është e paligjshme.
Për rrjedhim PD kërkon që hartuesi i kësaj skeme dhe zinxhiri urdhërues në Policinë e Shtetit të mbajë përgjegjësi ligjore për sa ndodhi.