Dramë për Marokun, ylli i La Ligës humb Botërorin pasi përplaset me shokun e skuadrës
Përfaqësuesja e Marokut ka humbur një prej elementëve të rëndësishëm të ekipit që bëri mrekullinë në Katar 2022 dhe kërkon të përsëritë vetveten.
Abde Ezalzuli, futbollisti i Betisit i cili pritej të kishte një rol protagonisti në turne, ka mbetur i dëmtuar në miqësoren ndaj Norvegjisë dhe tashmë nuk parashikohet që të marrë pjesë në Botërorin që nis këtë fundjavë.
Gjithçka ndodhi në mënyrë të pazakontë, pasi Ezalzuli u përplas me shokun e tij të skuadrës, Çadi Riad, duke ndrydhur gjurin e këmbës së djathtë.
Parashikohen të paktën 3-4 javë pushim ndaj prania në Botëror është e pamundur, duke bërë që ai të humbasë këtë edicion.