Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, shënohet një viktimë
Një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri në Kamëz gjatë paradites së sotme.
Burimet për mediat bëjnë me dije se fillimisht personi ka mbetur i plagosur dhe është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës, por nuk ia ka dalë dhe ka ndërruar jetë në spital.
Konflikti bëhet me dije sa ka ndodhur gjatë loje futbolli në kalçeto, ndërkohë që policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit.