Gazetari: Po ushtrohen presione për të shuar protestën e të rinjve që kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Gazetari Ferdinand Dervishi ka bërë një denoncim publik lidhur me protestën e të rinjve në Tiranë, që prej disa ditësh kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama.
Në një reagim të tij në Facebook, ai pretendon se po ndërmerren hapa dhe presione institucionale me qëllim zbehjen dhe shpërndarjen e protestës.
Sipas Dervishit, një vendim i fundit i Rektorit në Universitetin e Tiranës, Artan Hoxha, lidhet me kushtëzimin e pjesëmarrjes në provime me shlyerjen e detyrimeve financiare, mund të ndikojë drejtpërdrejt tek studentët protestues.
Ai e ka konsideruar këtë situatë si pjesë të një fushate më të gjerë për të frenuar protestën që kërkon dorëheqjen e qeverisë.
Postimi i plotë:
Kujdes...
Rektori Artan Hoxha ka nisur fushaten e largimit te studenteve nga protesta
Para disa diteve na njoftuan nje takim mes KM dhe rektorit te UT te Tiranes, Artan Hoxha, me qellim gjetjen e mundesive per largimin e studenteve nga protesta.
Sot mesuam levizjen e pare: Asnje student nuk do futet ne provim nese nuk ka shlyer detyrimet e prapambetura financiare..
Artan, Artan, Artan... e provoi edhe Ramiz Alia ne kapercyelllin 1990-1991. Mbylli edhe Univesitetin e Tiranes, por nuk i ndezi.
Kujdes Artan, historia shenon emra ne memorie.