‘Sazan-Karaburun, i vetmi Park Kombëtar Detar në Shqipëri’/ Malltezi: U shpall në vitin 2010

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka nxjerrë një vendim të vitit 2010, kohë kur në qeveri ishin demokratët, ku tregohet se Sazani dhe Karaburuni, u shpallën Park Kombëtar Detar.

‘Parku Kombëtar Detar Sazan-Karaburun u shpall me VKM nr. 289 më datë 28.04.2010. Deri sot mbetet i vetmi Park Kombëtar Detar në Shqipëri’, shkruan Malltezi në Facebook.