Administrata mbushë takimin e Ramës/ Zbardhet sms i Mariglen Dishës: Siguroni duartrokitës dhe brohoritës

Mesazhi skandaloz i dërguar nga kryetari i Bashkisë Librazhd, Mariglen Disha, ndaj vartësve të administratës lokale zbulon një realitet shqetësues mbi mënyrën se si përdoren strukturat publike për aktivitete partiake.

Në një sms të dërguar nga kryebashkiaku në grupet e komunikimit, kërkohet organizimi i njerëzve, sistemimi i tyre në zonat e përcaktuara dhe sigurimi i personave që do të duartrokasin e brohorasin gjatë fjalimit të Kryeministrit Edi Rama në aktivitetin e 35-vjetorit të Partisë Socialiste në Elbasan.

Nga këto ‘urdhra politikë’, kuptohet qartë se administrata nuk po shihet thjesht si institucion publik, por si mekanizëm mobilizimi për një aktivitet politik.

Fakti që punonjësit e bashkisë angazhohen për të mbushur takimin dhe për të krijuar atmosferë entuziazmi ngre pikëpyetje të forta mbi mbështetjen reale që gëzon sot Partia Socialiste.

Mesazhi i dërguar nga kreu i Bashkisë Librazhd, Mariglen Disha:

Grupi: Ju lutem rikontrolloni që jemi ok me lajmërimet me njerëzit. Gjithashtu nga secila njësi/administrative leni dikë ke hyrja për të identifikuar dhe drejtuar njerëzit ... dhe dikë tek zona juaj sipas hartës për t’i sistemu në vende, por dhe mos kohën e na ikin në mesin të eventit. Gjithashtu në secilën zonë të njësive sigurohuni që të keni ca “entuziastë” – njerëz që do duartrokasin e brohorasin gjatë fjalimit të KM.

Skenari dhe porositë për secilën bashki dje në takimin e Edi Ramës në Elbasan