'Shkodra s'duhet të heshtë përballë provokimeve'/ Omi: Shkodranët ta presin Ramën me protestë te Kalaja
Aktivisti Enkelejd Omi, gjatë një interviste në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, komentoi zhvillimet politike në vend dhe vizitën e kryeministrit në Shkodër, duke e cilësuar atë si një provokim për qytetin.
Sipas Omit, sjelljet e kryeministrit i kujtojnë disa prej veprimeve të ish-kryeministrit britanik Boris Johnson, por ai theksoi se situata në Shqipëri është edhe më shqetësuese. Ai u shpreh se do të ishte poshtërim për Shkodrën nëse qyteti do të përdorej për “testime politike” dhe shtoi se reagimet e qytetarëve shkodranë kanë qenë kryesisht kundërshtuese.
Ai tha se shumë qytetarë kishin planifikuar të mblidheshin pranë Kalasë për të pritur kryeministrin dhe shprehu shpresën që pjesëmarrja të ishte sa më e madhe. Sipas tij, ka individë që përpiqen të paraqiten si organizatorë protestash, por që në fakt synojnë të dekurajojnë pjesëmarrjen qytetare.
Omi u bëri thirrje shkodranëve të dalin në protestë, duke theksuar se reagimi nuk duhet parë si kundërshtim ndaj Partisë Socialiste apo socialistëve të ndershëm, por si qëndrim kundër, sipas tij, mënyrës së qeverisjes së kryeministrit.
Aktivisti foli edhe për protestën e zhvilluar në Londër, ku tha se kishte marrë pjesë bashkë me familjen e tij. Sipas tij, qindra shqiptarë kishin dalë në protestë pavarësisht kushteve të vështira atmosferike, duke treguar pakënaqësinë e tyre ndaj zhvillimeve në Shqipëri.
Omi:
Po, si me thënë vetë, Boris Johnson ka qenë një tip që është mundu me bë disa lloj sjelljesh si bën Rama, por seriozisht ky është... është turp. Të paktën deri atë takim është një turp. Shpresoj sot që mos të shohim ndonjë turp në Shkodër që do vijë në Kala, që është ulje për Shkodrën, e poshtërim për Shkodrën, me u mundu në Kala me testu 35 vjeçarin, gjojë e partisë, në rrugët e emrit, më mirë... e, nuk e di, seriozisht.
Është normal provokim. Unë kam parë reagimet e shumë shkodranëve, si në të gjitha rrjetet sociale apo kontaktet që kemi ne me miqtë tanë shkodranë, me familjarët, është turp.
Bile sot shumë shkodranë kanë menduar që të dalin atje e ta presin te Kalaja, shpresoj që të jenë sa më shumë. Po është, flas disa reagime kundra, nga disa, ne po i quajmë eksponentë që duan të dalin sikur janë organizatorë të protestës, por në fakt janë persona që po mundohen ta stepin popullin shkodran mos me dalë sot atje.
Na duhet me dalë, i bëj thirrje të gjithë shkodranëve duhet me dalë atje, nuk do të dalin kundra Partisë Socialiste, ngaqë janë shumë shkodranë socialistë, se ka socialistë të ndershëm. Ata dalin kundra një krimineli, kundra një mafiozi, një hajduti që po e shkatërron Shqipërinë ditë e natë, edhe kundra një klouni, me atë sjelljen e tij të djeshme... ky është realiteti shqiptar.
Unë sot shiko bluzën që kam veshur, është e bluzë e vajzave të futbollit të Vllaznisë.
Kanë fituar titullin e 13-të. Asnjë pritje nuk i është bërë nga kryetari i Bashkisë, nga hajduti i dytë mbas Edi Ramës për mua. Pra, jam me atë kohë, e kam veshur bluzën sot, është një shenjë proteste ndaj kryetarit të Bashkisë Shkodër, që të ketë turp që nuk i ka ftuar asnjë vajzë, asnjë ekip , të paktën për t'i uruar. Seriozisht është e paimagjinueshme po të kuptosh...
Besoj e ke parë, unë kam qenë dje në protestënë Londër me gjithë familjen, kanë qenë me qindra shqiptarë familjarisht. Ditën e shtunë ka qenë një shi i tmerrshëm, është një video e një vajze që e kam bërë unë, që ishte ujë dhe mbante parullën e nuk donte, nuk pranonte të ikte.
Thjesht imagjinojeni se si ndihet brezi i dytë i emigracionit në Angli ose në të gjithë botën që po shohin protestat, ke fëmijë, ke familje. Por një gjë më bën përshtypje tek këto. Ku ishim ne deri para ndodhive me Zvërnecin, ngjarjes që mori shkas e gjithë protesta, nga grabitja e atij protestuesit që e morën nga firma e sigurimit. Po mendoja sot edhe dje, edhe mendoja me gjithë shokët këtu që e organizojmë: sikur gjithë ky popull, gjithë bota, të kishim votuar ne për votimet e ardhshme... a thua do të kishte ndryshuar diçka, apo do të ishin vjedhur edhe këto votat tona? Kësaj nuk i dimë as përgjigje.