Zelensky: Abramovich ishte ndërmjetës, i conte Putinin-it mesazhet e mija

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i tha Sky News se i kishte dërguar mesazhe oligarkut rus Roman Abramovich për homologun e tij rus Vladimir Putin.

"Ai (Abramoviç) erdhi në Kiev. Tha: 'Kam një mesazh direkt për ty dhe dua të marr mesazhe nga ti dhe t'ia përcjell Putinit .'"

Oligarku donte të kuptonte "çfarë jemi të gatshëm të bëjmë" për të arritur paqen, shtoi Volodymyr Zelensky , i cili tha se përjashtonte çdo bisedë për shkëputjen e Donbasit.

“Ky ishte mesazhi kryesor. Thashë se nuk do të largohemi (nga Donbasi). Nuk do t’i lejojmë ata të fitojnë në atë mënyrë”, theksoi Zelenski.Kur u pyet nëse Roman Abramoviç veproi si ndërmjetës midis tij dhe homologut të tij rus, ai u përgjigj: "Kur mori mesazhet e mia, tha se do të shkonte direkt te Putini."

Oligarku tashmë ka luajtur në mënyrë diskrete rolin e ndërmjetësit në negociatat në lidhje me luftën në Ukrainë, të cilat u zhvilluan në mars të vitit 2022.