Me gomone në krahë, të rinjtë 'ankorohen' përpara Parlamentit: Poshtë qeveria e krimit
Protesta qytetare në Tiranë ka vijuar edhe sot me një marshim simbolik drejt Parlamentit.
Një grup të rinjsh të njohur në kryeqytet si 'çunat e 5 Majit' dhe qytetarë të shumtë, janë shfaqur me pankarta dhe mjete simbolike, përfshirë edhe gomone, si shenjë proteste ndaj emigrimit dhe largimit masiv nga vendi.
Tubimi ka mbledhur qytetarë të ndryshëm që kërkojnë ndryshime politike dhe largimin e qeverisë aktuale.
Përpara godinës së Parlamentit, protestuesit kanë artikuluar thirrje të forta kundër qeverisë, duke e cilësuar atë përgjegjëse për gjendjen ekonomike dhe shoqërore në vend.
Me sloganin “Poshtë qeveria e krimit”, ata kanë vijuar të kërkojnë dorëheqje dhe hapjen e një kapitulli të ri politik në Shqipëri.