Drama e Eriksenit, reagon Federata Daneze: Është i vetëdijshëm
Pamjet e regjistruara gjatë ndeshjes miqësore Ukrainë - Danimarkë rikthyen menjëherë kujtimet e një prej momenteve më dramatike në futbollin europian. Pesë vite pas episodit tronditës në Kopenhagë gjatë Kampionatit Europian, rikthehet shqetësimi për Christian Eriksenin.
Në ndeshjen e Euro 2021 kundër Finlandës, mesfushori danez ishte rrëzuar në fushë për shkak të një arresti kardiak, ngjarje që solli pezullimin e gjatë të karrierës së tij përpara rikthimit në nivelet më të larta me Brentfordin, Manchester United dhe Wolfsburg-un.
Sot, në një situatë krejtësisht ndryshe, ndeshja miqësore mes Danimarkës dhe Ukrainës u ndërpre pas një episodi që përfshiu sërish ish-mesfushorin e Interin. Në momentin kur danezët po fitonin 2-1, loja u pezullua pasi Eriksen u rrëzua papritur në tokë.
Sipas njoftimit të Federatës Daneze të Futbollit, takimi nuk rifilloi më. Më pas erdhi edhe një lajm qetësues për gjendjen e lojtarit.
“Christian Eriksen është i vetëdijshëm dhe, duke marrë parasysh rrethanat, ndihet relativisht mirë. Ndeshja është anuluar”, thuhej në deklaratën zyrtare të federatës daneze.