Edhe Elbasani në protestë, qytetarët mblidhen në sheshin kryesor

Elbasani është përfshirë sërish sot nga vala e protestave që po zhvillohen në mbarë vendin.

Qytetarë protestues  janë mbledhur në sheshin kryesor të qytetit për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë dhe institucioneve shtetërore.

Protesta në Elbasan vjen në vijim të manifestimeve që janë zhvilluar ditët e fundit në disa qytete të vendit.