‘Ky cjapi shitet 1 euro’, ‘Sulltan Rama lodhesh kot'/ Pankartat pikante nga protesta e 8 para Kryeministrisë
Pankartat ironike dhe mesazhet kreative kanë qenë ndër elementët më të spikatur të protestës së tetë qytetare përpara Kryeministrisë.
Protestuesit kanë zgjedhur të shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj kryeministrit Edi Rama përmes sloganeve satirike dhe thirrjeve të drejtpërdrejta, duke tërhequr vëmendjen e pjesëmarrësve dhe kalimtarëve.
Mes pankartave që spikatën gjatë tubimit ishin edhe mesazhet “Ky cjapi shitet 1 euro” dhe “Sulltan Rama lodhesh kot”, të cilat u shoqëruan me brohoritje kundër qeverisë.
Organizatorët dhe pjesëmarrësit e protestës theksuan se përmes humorit dhe ironisë synojnë të përcjellin kritikat e tyre ndaj qeverisjes dhe të mbajnë gjallë frymën e rezistencës qytetare.