‘Rama ik’/ Shqiptarët e Dortmundit në protestë kundër qeverisë
Shqiptarët që jetojnë në Dortmund të Gjermanisë janë bashkuar në një protestë në mbështetje të lëvizjes qytetare që po zhvillohet në Shqipëri.
Me flamuj kombëtarë në duar dhe pankarta ku shkruhej “Rama Ik”, pjesëmarrësit shprehën pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë shqiptare dhe kërkuan ndryshime politike në vend.
Gjatë tubimit, protestuesit artikuluan kritika ndaj mënyrës së qeverisjes, duke theksuar se zhvillimet e fundit në Shqipëri kanë mobilizuar edhe diasporën.
Ata deklaruan se protestat nuk kufizohen vetëm brenda vendit, por po gjejnë mbështetje edhe te shqiptarët jashtë atdheut, të cilët kërkojnë më shumë llogaridhënie, transparencë dhe respekt për interesin publik.