Ramës i futen ‘flamingot’ në sallë, ulëret: Ule atë, ule…
Kryeministri Edi Rama ka marë pjesë në organizimin e 35-vjetorit të Partisë Socialiste në Elbasan.
Menjëherë në nisje të fjalimit të tij, Rama iu drejtua një personi, i cili mbante në dorë një parullë kundër projektit në Zvërnec.
“Ule atë, ule. Bravo! Thashë ta ulni atë parullën, meqë shkruanit: Çfarë ka Vlora, ta bëjmë dhe ne fora’. Vlora, duke filluar nga ata që janë pjesë e atij zhvillimi, janë të gjithë për atë zhvillim. Mos i ngatërroni këto gjëra”, u shpreh Rama.