Përplasja me armë në Sarandë mes grupeve rivale: Pas rrahjes së ortakut, u qëllua edhe pronari

Në Sarandë, mëngjesin e sotshëm ka pasur një sherr dhe një përplasje në një nga lokalet e natës mes dy grupeve rivale, që më pas ka precipituar në përdorimin e armëve të zjarrit. I plagosur ka mbetur edhe bashkëpronari i lokalit Fisnik Musa, 35 vjeç.

Korrespondentja e panorama në Sarande raporton se nje nga të plagosurit në Tiranë ka marrë plagë në kokë, ndërsa tjetri në trup. Sakaq, bashkëpronari i lokalit, Musa, i cili ndodhet aktualisht i shtruar në Sarandë, është plagosur në këmbë.

Dyshimet paraprake, ende te pakonfirmuara zyrtarisht, janese ngjarja që ndodhi rreth orës 03:00 të mengjesit, te ketë lidhje me atë që ka ndodhur një javë me parë, kur tek i njejti lokal nate është plagosur bashkëpronari i Musës, shtetasi Diomet Musa, 30 vjeç.

Njoftimi i Policisë për ngjarjen e ndodhur në 22.8.2017:

Më datë 22.08.2017, rreth orës 03:30, në Sarandë, persona të pa njohur, kanë goditur me sende të forta, shtetasin D.M vjeç 30, banues në Sarandë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë. Neni 89 i Kodit Penal.