KQZ-së: 201 mijë votues më pak deri në ora 17:00 krahasur me 28 dhjetorin
Kosova është duke votuar sot për zgjedhjet e parakohshme kombëtare, ku vihet re se ka një numër të ulët votuesish në krahasim me zgjedhjet e fundit të zhvilluara në 28 dhjetor.
Deri në ora 17:00, 201 mijë vota janë më pak, krahasur me zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.
Në përditësimin e fundit të Komisionit Qendror Zgjedhor deri në ora 17:00 kanë votuar 562 mijë e 185 persona ndërsa në të njëjtën orë më 28 dhjetor kishin votuar 764 mijë persona.
Ndërsa krahasura me orën 17:00 të zgjedhjeve të 9 shkurtit të vitit të kaluar i bie 100 mijë vota më pak.