Këlliçi: Rama fyeu protestuesit, arroganca dhe korrupsioni i tij duhet të largohen
Në një postim në rrjetet e tij sociale, deputeti i PD-së Belind Këlliçi u shpreh se Kryeministri Edi Rama vijon të fyejë protestuesit, të rinjtë, familjarët me fëmijë dhe prindërit që kanë mbushur sheshet.
Sipas tij, ndërkohë që shumë intelektualë dhe shkrimtarë kanë marrë pjesë në tubime, Rama i quan “injorantë” ata që dinë vetëm disa fjalë, duke nënvlerësuar zemërimin dhe revoltën e qytetarëve.
Këlliçi thekson se më e rëndësishmja është të kuptohet qartë mesazhi i protestuesve: arroganca dhe korrupsioni i Ramës duhet të japin dorëheqjen, dhe çdo sulm i tij ndaj qytetarëve vetëm konfirmon të kundërtën e asaj që pretendon.
Postimi:
Edi Rama vijon fyerjet ndaj protestuesve, ndaj të rinjve e të rejave, faniljarëve me femijë të vegjël, prindërve që kanë mbushur sheshet. Kam dalluar se kanë qënë prezent dhe shumë intelektualë e shkrimtarë. Megjjithatë, Kryeministri i vendit i quan injorantë që dinë vetëm 4 fjali.
Jam i sigurtë se shumica aty janë më të ditur e më të kënduar se Edi Rama, cektësia e të cilit mbulohet nga gjeste që nuk tregojnë aspak urtësi apo qytetari.
Por pavarësisht, më e rëndësishmja në këtë rast është ajo çfarë ata ndjejnë, zemërimi dhe revolta e tyre. Dhe një shtetar i përgjegjshëm këtë duhet të lexonte. Ajo që ata ndjejnë, shprehet qartë dhe pastër.
Edi Rama me korrupsionin dhe arrogancën e tij duhet të largohet. Nuk fiton asgjë duke i sulmuar.
Duke reaguar çdo 1 orë, ai vetë po konfirmon të kundërtën e asaj që thotë. Largohu pa i shtuar më shumë kosto qytetarëve dhe vendit.