Rama, që nuk fali kotecin sa shpejt shiti Zvërnecin!

Nga Petrit Vasili

Rama me qeverisjen e tij nuk fali në mars 2022, një grua të moshuar 81 vjeç, Lefkothea Karasa se kishte bërë një kotec në Nartë pa leje, bile edhe e arrestoi atë.

Pra syri i Ramës me të gjithë xhahajdurët që ka sheh çdo gjë, ruan çdo gjë, merr vesh çdo gjë.

Bile Rama me patronazhistët përpiqet të marrë vesh edhe çdo ndodh brenda shtëpive të njerëzve.

Por po ky Rama gjithë atë rrethim të paligjshëm me tela gjemba dhe me makineri brenda në Zvërnec që sipas tij nuk ka as projekt, nuk e "pa".

Nuk e "pa" Rama edhe pse ishte zonë e mbrojtur Zvërneci.

Pra symprefti Rama që sheh kotecin nuk e "pa" Zvërnecin!

E vërteta është shumë e qartë.

E kishte shitur Zvërnecin ndaj nuk pa as telat me gjemba, nuk pa as ligjin për zonat e mbrojtura dhe gjyqet për pronën që zhvillonin pronarët.

Rama përfaqëson banditizmin shtetëror grabitqar dhe kërcënues që rrëmben pronën dhe tëdrejtat e njerëzve të thjeshtë.

Rama përfaqëson shitësin e pa skrupull të tokës dhe kufijve të Shqipërisë.

Rama dhe vitet që ai qeverisi do mbetet në historinë e Shqipërisë si një nga pjesët më të errëta dhe të tradhtuara të saj.

Pra do mbetet si Rama, që nuk falte kotecin por shiste Zvërnecin!