Gjendet i mbytur një person në lumin Mat, oficeri i Gardës (EMRI)
Një person i pajetë, i identifikuar si Flamur Kolmarku, 56 vjeç është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht.
56-vjeçari i mbytur është konstatuar nga banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë autoritetet.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe të spitalit të Burrelit, të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë dhe transportimin e tij drejt institutit të mjekësisë ligjore në Tiranë.
Flamur Kolmarku, oficeri i Gardës së Republikës, kohët e fundit kishte humbur kujtesën dhe ishte larguar nga banesa e tij në Tiranë.
Mat/Informacion paraprak
Më datë 07.06.2026, rreth orës 10:00, në lumin Mat, në fshatin Zenisht, Bashkia Mat, është gjetur pa shenja jete shtetasi F. K., 56 vjeç, banues në Tiranë.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në ujë.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.