‘New York, protestë e fuqishme kundër Ramaduros’, Berisha: Nderim ndaj diasporës shqiptare!
Kryetari i PD, Sali Berisha ka mirëpritur protestën e shqiptarëve të diasporës së Nju Jorkut.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha e ka cilësuar protestën e shqiptarëve atje, si një nga më të fuqishmet kundër Ramaduros.
‘Diaspora në Neë York protestë të fuqishme kundër Ramaduros dhe qeverisë së tij!’, shkruan Berisha.
Mesazhin kryedemokrati e përmbyll me mirënjohjen dhe nderimin ndaj diasporës shqiptare.
Sakaq qytetarët shqiptarë kanë bërë thirrje sërish për protesta masive këtë të dielë, në orën 18.00, ndërsa shprehen se nuk do të ndalen deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.