Një 55-vjeçar në Selanik u gjobit me 270,000 euro për braktisjen e nëntë maceve

Një 55 vjeçar i braktisi kotelet në një parcelë toke në Kalamaria. Akti i shëmtuar i tij u vu re dhe për rrjedhojë u arrestua nga oficerët e policisë së Drejtorisë së Veprimit të Menjëhershëm të Selanikut.

55 vjeçari u gjobit me shumën prej 270.000 euro, pra me nëntë gjoba me nga 30,000 euro për secilën kotele që ai braktisi, për abuzim me kafshët dhe një gjobë prej 300 euro për mosinstalimin e një etikete elektronike.