Kushtet skandaloze në spital - Qytetarët e Lushnjës ngrihen në protestë: Turp si jemi katandis!

Qytetarët e Lushnjës kanë dalë në protestë këtë të dielë, 7 qershor, duke denoncuar kushtet skandaloze dhe mungesën totale të shërbimeve në spitalin e qytetit.

Deklaratat nga qytetarët të shumtë nxorën zbuluar mjerimin në të cilin ka rënë sistemi shëndetësor rajonal.

Një nga protestueset rrëfeu një episod tërësisht poshtërues, duke treguar se për shkak të mungesës së tualeteve funksionale dhe ujit, bashkëshorti i saj i huaj dhe të afërm të tjerë janë detyruar të kryejnë nevojat personale jashtë dyerve të spitalit në orët e vona të natës.

‘Kisha burrin e shtruar këtu, turp i zotit. Nuk kisha, po e them shqip, ku të bënte sh....n. Edhe e bëri shurrën te dera e spitalit... as banjo, as ujë, asnjë gjë. Edhe nusja ka bërë shurrën te dera e spitalit, ora 2 e natës. Përshëndes doktor Sokolin, është super doktor. Por kushtet janë m.., shqip fare, m.. janë. Po e kemi bërë sh....n në të gjitha anët, përbrenda, m'u te dera e spitalit. Turp i zotit! Burri im ka ngelur pa fjalë, se e kam burrin e huaj. Kishte turp të bënte sh....n te dera e spitalit. Asnjë banjo publike! Turp, turp, turp, turp!’, u shpreh njëra prej protestuesve.

Situata më dramatike paraqitet për pacientët që trajtohen me dializë. Një prej të sëmurëve zbuloi hapur skemën abuzive, ku dhjetëra qytetarë nga Lushnja dhe Divjaka detyrohen të udhëtojnë me turne drejt Fierit për të marrë shërbimin.

Pacientët denoncojnë se kompensimi për transportin është qesharak, vetëm 30 mijë lekë të vjetra në muaj, ndërkohë që kostot reale janë shumë herë më të larta.

“Dhe të mblidhemi gjithmonë për këto gjëra! Ne duhet të mendojmë për njëri-tjetrin, duhet të mendojmë si mund ta kthejmë Lushnjën. Lushnja është bërë si fshat. As spital, asnjë gjë s'ka! Uroj që fjala jonë të vërë atje ku duhet edhe të na zgjidhen problemet. Mirësi paçi! Folësi 4: Unë quhem Fiqiri Kullafi. Jam një nga pacientët me dializë. Ne pse të vemi në Fier, kur jemi 50 qytetarë nga Lushnja që vemi në Fier, me dy turne, nga Lushnja, nga Divjaka. Plus pastaj ka dhe nga Berati... Pse të mos na vijë dializa këtu? Se lekët e dializës ata i marrin privatët! Nuk vjen te ky shtet?! Pse s'e kërkojmë të gjithë ne me të dializës? Kërkojmë që... rrugën, ata tallen menderen me ne. Japin nja 30 mijë lekë rruga, kur një shërbim i atyre mban 100 mijë lekë, 200 mijë lekë, pse ne na i japin nga 30 mijë lekë në muaj?! Të vemi katër seanca në muaj! Pse të vemi nga Lushnja në Fier?! Pse mos të bëhet këtu në Lushnje? Ja ku jemi këtu. Spitalet janë bosh, godinat janë bosh! Pse mos t'i vijnë ata privatë që e japin në Fier, ta sjellin këtu në Lushnje?! Plus pastaj dhe ilaçet. Thonë po i japim falas. Japi vetëm një tiketë me vete. Të gjitha thotë i ke blerë me lekë. I merr këtu në Shqipëri e merr 180 deri në 200 mijë lekë rimbursim në muaj. Është turp të them, në Kosovë, Maqedoni e merr me 6 euro deri 6 euro me lekë si qytetar. Këtu ata i japin vetëm një kokërr në muaj edhe të rrosh gjallë në Fier. Pse mos t'i marr këtu në Lushnje te spitali i Lushnjes?! Edhe ashtu s'kërkojmë ne ndonjë gjë!”, u shpreh ai.

‘Edhe e kritikoj! Dëgjoni këtu, unë jam një nga personat lushnjarë që e kam formuar Partinë Socialiste me Tahir Zelën, se ne i mbajmë mend e ca shokë të mi nga ajo kohë. Por unë ndodhem... që the formon populli jonë, qyteti jonë të përparojë, po ne shkuam në fund. Arrin domethënë i sëmuri të hajë një gotë kos edhe një bukë thatë. Në atë kohë ishte si ishte regjimi, me të metat e tij, po i sëmuri hante lëngun e mishit dhe hante tre-katër gjellë. Po tani si shpjegohet kjo? Pse u rritëm ne? Për të rënë më poshtë?! Prandaj të gjithë juve, nuk isha parë asnjëherë. Duhet të mblidhemi gjithmonë që të mbajmë pushtetin, qoftë i majtë, qoftë i djathtë.’, u shpreh një prej tyre.