Sherr në Sarandë/ Dhunohen dy persona, goditet me sende të forta një makinë

Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Sarandës. Bëhet me dije se si pasojë dy persona janë dhunuar, ndërkohë që është goditur me sende të forta edhe një automjet.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 të qytetit, pas një konflikti për motive të dobëta. Automjeti i shkatërruar me sende të forta rezulton në pronësi të të dhunuarve.

Ndërkohë, në vendngjarje është gjendur policia e Sarandës dhe forcat e FNSH, të cilat kanë shoqëruar disa persona me qëllim sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Megjithatë ende nuk ka detaje të plota lidhur me ngjarjen.