Ktheu lokalin në ‘fole’ droge dhe kokaine, arrestohet 37-vjeçari në Sarandë. I gjendet dhe një pistoletë
Një 37-vjeçar, Aleksandro Hizmo, u arrestua në Sarandë gjatë një operacioni policor, pasi u kap duke pasur në posedim një armë zjarri pistoletë dhe lëndë narkotike kokainë në lokalin që administronte.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia u sekuestruan armë dhe drogë, ndërsa materialet procedurale iu referuan prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Sarandë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Administratori”
Posedonte armë zjarri pistoletë dhe dyshohet se shiste lëndë narkotike Kokainë në lokalin që administronte, arrestohet në flagrancë 37-vjeçari.Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë dhe një sasi Kokaine.
Si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në ambiente dhe subjekte të ndryshme në qytetin e Sarandës, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, gjatë operacionit policor të koduar “Administratori”, u goditën një rast i armëmbajtjes pa leje dhe një rast i shitjes së lëndëve narkotike.
Për këto veprimtari kriminale u arrestua në flagrancë shtetasi A. H., 37 vjeç, banues në Sarandë.
Gjatë kontrollit në lokalin që administrohej nga ky shtetas, në lagjen nr. 4, Sarandë, si dhe gjatë kontrollit fizik ndaj tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me një krehër me 7 fishekë, si dhe një sasi lënde narkotike Kokainë, e cila dyshohet se posedohej me qëllim shitjen.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.