Koreja e Veriut: Statusi bërthamor është i pakthyeshëm, s'do tolerojmë asnjë kërcënim!
Koreja e Veriut dyfishoi qëndrimin e saj ndaj “statusit të saj bërthamor” të dielën në mëngjes, duke hedhur poshtë “kërcënimet” ndërsa Presidenti kinez Xi Jinping pritet të vizitojë Phenianin, raportoi Yonhap News, duke cituar median shtetërore të Koresë së Veriut.
Kim Yo-jong, motra me ndikim e udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong-un, tha se statusi i vendit si një shtet i armatosur bërthamor është "absolutisht i pakthyeshëm" dhe programi i tij i armëve bërthamore "është i panegociueshëm, duke hedhur poshtë përpjekjet ndërkombëtare që synojnë denuklearizimin".
Kjo vjen në një kohë kur Xi është planifikuar për një vizitë shtetërore dy-ditore në Korenë e Veriut për herë të parë në shtatë vjet dhe pas samiteve të tij me presidentët e SHBA-së dhe Rusisë në Pekin muajin e kaluar.
Shtëpia e Bardhë tha pas vizitës së presidentit amerikan se Xi dhe Presidenti i SHBA-së Donald Trump, riafirmuan një qëllim të përbashkët për denuklearizimin e Koresë së Veriut.
Pekini nuk ka zbuluar detaje të diskutimeve, por tha se Kina po punon "në mënyrën e vet" drejt një "zgjidhjeje politike" të çështjes bërthamore.
Vizita e Xi fillon të hënën me ftesë të udhëheqësit të Koresë së Veriut. /AA