REKORDI/ Elseid Hysaj shkruan historinë… 100 ndeshje me fanelën e Kombëtares
Miqësorja e sotme kundër Luksemburgut ka qenë një ndeshje e veçantë për Elseid Hysajn.
Mbrojtësi kuqezi bëhet lojtari i parë i Shqipërisë, që arrin kuotën e 100 ndeshjeve me skuadrën kombëtare.
Një moment historik për Elseid Hysajn, që është nderuar me një ceremoni simbolike nga FSHF-ja në prag të startit të ndeshjes kundër Luksemburgut.