VIDEO/ Kombëtarja zhgënjen sërish me trajnerin Maran, na mund Luksemburgu
Kombëtarja shqiptare ka pësuar një tjetër humbje zhgënjyese në miqësoret e muajit qershor, teksa u mposht me rezultatin 1-0 nga Luksemburgu në stadiumin “Air Albania”.
Pas disfatës ndaj Izraelit, skuadra e drejtuar nga Rolando Maran nuk arriti të reagojë, duke e mbyllur me dy humbje javën e parë nën drejtimin e teknikut italian.
Goli që vendosi takimin erdhi shumë shpejt. Në minutën e 8-të, Dardari depërtoi lehtësisht në krah dhe pasoi në qendër për Sinanin, i cili nuk gaboi përballë portës së Sherrit, duke i dhënë avantazhin miqve.
https://streamin.link/v/c4a5b8bd
Shqipëria pati më shumë kontroll të lojës në pjesën më të madhe të ndeshjes, por vuajti në krijimin e rasteve të pastra për gol.
Asllani provoi disa herë nga distanca, ndërsa Laçi dhe Uzuni nuk arritën të konkretizonin mundësitë e krijuara.
Në pjesën e dytë, Maran aktivizoi Brojën, Seferin, Shpendin dhe Pajazitin në kërkim të barazimit.
Rasti më i mirë erdhi në minutën e 76-të, kur Seferi nxori të vetëm përballë portierit Shpendin, por sulmuesi nuk arriti të dërgonte topin në rrjetë.
Nga ana tjetër, Luksemburgu u tregua i rrezikshëm në kundërsulme dhe mund të kishte dyfishuar avantazhin, por Sherri reagoi disa herë në mënyrë vendimtare për të mbajtur gjallë shpresat e kuqezinjve.
Pavarësisht përpjekjeve në minutat e fundit, Shqipëria nuk gjeti dot golin e barazimit dhe u detyrua të largohej nga fusha me një tjetër humbje.