Grabitet apartamenti i Dritan Agollit, kreu i FSHZH nuk denoncon në polici
Një apartament që dyshohet se përdoret nga Drejtori i Përgjithshëm i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, FSHZH, Dritan Agolli, ka rënë pre e një grabitjeje ditët e fundit.
Sipas raportimeve në media, nga banesa janë vjedhur shuma të konsiderueshme parash në valutë, bizhuteri, orë të shtrenjta floriri me diamante, si dhe sende të tjera me vlerë.
Por pavarësisht rëndësisë së grabitjes, ngjarja është mbajtur e fshehtë. Deri më tani, nuk është regjistruar asnjë denoncim zyrtar pranë organeve të rendit nga ana e kreut të FSHZH-së, ndonëse bëhet fjalë për humbje të konsiderueshme parash.
Sipas raportimeve, ekzistojnë dyshime se grabitësit kanë pasur informacion të detajuar nga persona të afërt me Agollin/ Bold/