Protestuesit në kor: Rama jepe dorëheqjen! Edhe studentët e diasporës do i kesh këtu
Rama jepe dorëheqjen, Rama jep dorëheqjen! Rama jep dorëheqjen!’ Ishte thirrja me zë të lartë e protestuesve mbrëmjen e sotme para kryeministrisë. Protesta e nisur në orën 18:00 vijon ende edhe tani në orën 21:40 minuta.
Një student duke marrë fjalën në podiumin e improvizuar para kryeministrisë tha se studentët janë shtresa më e lënë pas dore nga kjo qeveri. Fjalimi i saj u aprovua nga të rinjtë në protest që e shoqëruan me duatrokitje.
“Bursa prej vetëm 100 mijë lekësh të vjetra, nuk është ndihmë, por një tallje me studentët që luftojnë çdo ditë për të mbijetuar. Konviktet nuk janë vende ku ndërtohet e ardhmja, por godina ku shumë të rinj detyrohen të jetojnë në kushte të padenja. Kostot e jetesës janë të papërballueshme për studentët. Tarifat universitare rëndojnë mbi familjet që sakrifikojnë gjithçka vetëm që fëmijët e tyre të marrin një diplomë. Këshillat studentorë që duhet të jenë zëri ynë, janë kthyer në vegla që u shërbejnë partive, dekanëve dhe pedagogëve. Mungesë laboratorësh, biblioteka të varfra dhe mungesë investimesh, duke na kërkuar që të konkurrojmë botën, por duke na lënë pa mjetet bazë.
Praktikat profesionale janë, jo vetëm formalitete... janë formalitete ose punë pa pagesë. Ndërsa ne kemi nevojë për mundësi reale. Edhe pas diplomimit, na pret papunësia ose paga që nuk të lejon të jetosh me dinjitet. Kam një mesazh për Edi Ramën. Edi Rama, po të dhimbset studentët e diasporës, të dielën dhe të hënën i ke këtu! Krijoju kushtet!” tha ajo ndërsa turma thërriste Edi Rama ka mbaru, ka mbaru, ka mbaru!"