'New York Times' publikon foto dhe video: Izraeli ka përdorur fosfor të bardhë në Liban

Sipas një raporti të publikuar nga “New York Times”, ushtria izraelite dyshohet se ka përdorur fosfor të bardhë në zona të populluara të Libanit gjatë konfliktit me Hezbollah-un.

Ushtria izraelite ka përdorur një substancë të dyshuar fosfor të bardhë në zona të populluara të Libanit gjatë konfliktit me Hezbollah-un. E zbulon New York Times duke publikuar foto dhe video që sipas saj, tregojnë përdorimin e kësaj substance ndezëse në disa zona, përfshirë Nabatieh, Tiro dhe disa fshatra përreth. Pamjet janë verifikuar nga “New York Times” dhe tregojnë gjurmë tymi karakteristike të këtij lloji municioni.

Për shembull, më 30 maj në Nabatieh janë vërejtur gjurmë të veçanta tymi të prodhuara nga ky lloj municioni, në video të shpërndara në rrjetet sociale dhe të verifikuara nga “New York Times”, ndërsa forcat izraelite po merrnin nën kontroll kalanë e Beaufort-it, një fortifikatë e rëndësishme e zonës.

Video të tjera tregojnë përdorimin e fosforit të bardhë pranë qytetit bregdetar të Tiros dhe afër tre qendrave të banuara: Qlayaa, Khiam dhe Yohmor, në muajt pas rifillimit të përplasjeve mes Izraelit dhe Hezbollah-ut.

Fosfori i bardhë është një substancë shumë e rrezikshme që ndizet në kontakt me ajrin dhe mund të shkaktojë djegie të rënda. Ai përdoret zakonisht për krijimin e perdeve të tymit gjatë luftimeve, por përdorimi i tij në zona civile është shkelje e ligjeve ndërkombëtare të luftës.

Në reagim, ushtria izraelite ka mohuar akuzat, duke deklaruar se përdorimi i këtyre municioneve nuk lejohet në zona të populluara, përveç rasteve të veçanta dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar.