‘Shkodranët nuk i rrisin fëmijët me eksperimentet tuaja’/ Protestë e madhe në Shkodër

Qindra qytetarë shkodranë janë mbledhur në protestë mbrëmjen e sotme.

Me parrulla të shumta në dorë ata janë mbledhur në qendër të kryeqendrës së veriut dhe kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë së drejtuar nga Edi Rama.

‘Shkodranët nuk i rrisin fëmijët me eksperimentet tuaja’, shkruan njëra prej parullave të mëdha në duart e qytetarëve, që lidhet me trajtimin hormonal që qeveria ka vendosur të bëjë në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ në Tiranë.