VIDEO/ I sëmuri me tumor: Onkologjiku, Aushvici i Shqipërisë: Kryeministria duhet shembur
Një qytetar që prej tre vitesh po përballet me kancerin iu bashkua protestës para Kryeministrisë, ku përcolli një mesazh të fortë kundër qeverisë. Ai deklaroi se do ta mposhtë sëmundjen, ndërsa akuzoi qeverinë për gjendjen e sistemit shëndetësor dhe problemet e vendit.
Protestuesi u shpreh se në Shqipëri mungojnë zhvillimi dhe perspektiva, ndërsa vendi përballet me korrupsion dhe keqqeverisje. Në fjalën e tij, ai u bëri thirrje qytetarëve të vazhdojnë protestat dhe të bashkohen në kauzën kundër qeverisë.
"Unë jam një qytetar që vuaj prej 3 vitesh nga kanceri. Do ta mund këtë sëmundje. Jo larg nesh, 2–3 km larg, është një krematorium i ndërtuar nga kjo qeveri. Atje është një Aushvic? Është turpi i kësaj godine, i këtij vendi, i 35 viteve.
Ai është turpi i kësaj godine. Në Onkologjik vdesin njerëz për ditë, aty varrosen njerëz për ditë.
Mesazhi i dytë është: ju, bij nënash, qofshi jetëgjatë në këtë kauzë.
Zoti e do që të mblidhemi çdo ditë e më shumë, sepse ky vend as nuk ka shkollë, as zhvillim. Ka vetëm hajdutëri e vjedhje, dhe fajtorja është kjo godinë. Kjo godinë duhet shembur! Mallkuar ata që i shërbejnë kësaj godine."