'Rama në burg, Belinda në burg!’ Protestat anti-qeveritare në ditën e 7-të para kryeministrisë por dhe në qytete

Me thirrjet dorëheqje, qytetarët u mblodhën në ditën 7-të para kryeministrisë në Tiranë.

“Rama në burg, Belinda në burg!’

'Jepe dorëheqjen! Thërrasin protestuesit.

Kjo është dita e 7-të që qytetarët protestojnë para godinës së qeverisë me kërkesën për dorëheqjen e Kryeministrit Rama. Qytetarët nisur marshimin e tyre si zakonisht nga sheshi Skënderbej dhe më pas janë drejtuar drejt godinës së kryeministrisë.

Protesta po mbahen edhe në Shkodër e Korçë.

Ndërkohë sot në protestë janë ngritur dhe shqiptarë të diasporës në kryeqytete europiane, dhe në SHBA. Protestat po mbahen para godinave të ambasadave shqiptare.