Europarlamentari Lopez-Isturiz: Socialistët janë populistë, të djathtët interesohen për atë që ndodh në vendin e tyre, jo gjetkë
'E djathta duhet të luftojë për problemet konkrete të qytetarëve në vendet e tyre!' Ky është mesazhi që europarlamentari Antonio Lopez-Isturiz, anëtar i PPE-së dha për të rinjtë e të rejat anëtare të Këshillit Kombëtar të PD-së.
Ai nënvizoi se partitë e qendrës së djathtë duhet të fokusohen te problemet reale të qytetarëve dhe jo te kauzat ideologjike globale. Ndërsa vlerësoi potencialin e madh të Shqipërisë, veçanërisht në turizëm, theksoi se mungesa e infrastrukturës dhe situata politike e pengojnë zhvillimin e plotë të vendit.
Fjala e Antonio Lopez-Isturiz, ish-sekretar i Përgjithshëm i Partive Popullore Europiane
Është shumë tunduese sot të ndjekësh populistët. Populistët adhurohen nga media. Bëjnë tituj sepse thonë gjëra të mëdha budallaqe që për çfarëdo arsye njerëzit sot duket se nxiten t'i dëgjojnë.
Nuk i fajësoj njerëzit, nuk i fajësoj votuesit. Po kalojnë një moment të vështirë, kanë frikë. Teknologjitë e reja, inteligjenca artificiale. Sipas moshës mund të jeni duke menduar, a do të ndodhë kjo, a do ta humbas punën?
A mund të jem avokat pas 10 vitesh kur atëherë do të jetë një makinë që thotë cilat janë ligjet? E keni këtë shqetësim. Mund ta kuptoj. Këto janë gjërat që duhet t'i analizoni për t'u dhënë përgjigje njerëzve.Mendoj se është Papa që po vjen në Madrid këtë fundjavë, ka bërë një enciklikë shumë interesante për inteligjencën artificiale. Qofshi katolikë apo të krishterë apo jo, unë nuk jam shumë aktiv, duhet t'jua them. Por do ta lexoj këtë enciklikë.
Dua që të gjitha këto revolucione, inteligjenca artificiale e kështu me radhë, të jenë njerëzore. Jo mekanike. Dua të kontrollohen nga njerëzit. Dhe do të luftoj për këtë.
Kjo është ajo që, brez pas brezi, duhet të jetë shqetësimi juaj. Dhe kjo është ajo që duhet të jepni përgjigje tani, gjithë këta të rinj në Këshill. Duhet t'u jepni përgjigje njerëzve që kanë frikë në rrugë.
Po i tregoja Dr. Berishës se isha dy javë më parë në një forum në Madrid, drejtorë të mëdhenj ekzekutivë të kompanive teknologjike dhe kompanive të inteligjencës artificiale nga Shtetet e Bashkuara, Spanja dhe Amerika Latine. CEO, peshqit e mëdhenj. Dhe thashë kjo është mundësia ime. U thashë: 'A i keni kontrolluar cilat janë pasojat sociale të gjithë kësaj? Miliona njerëz që nuk e dinë se çfarë do të ndodhë nesër në mëngjes.
Kjo ndodhi 100 vjet më parë me revolucionin industrial. Si përfundoi? Me dy Lufta Botërore. Aspirata ime e përulur është që kjo të mos përfundojë me një Luftë të Tretë Botërore.
Pra, duhet t'i kontrollojmë pasojat sociale të gjithë kësaj'. Dhe kjo varet nga ju. Brez pas brezi, unë nuk mundem. Ju, po. Pra, keni një luftë tjetër atje. Nëse ia dilni, njerëzit në Shqipëri do t'ju besojnë. Kjo është ajo që duhet të bëni në këto kohë të reja.
Nëse jeni shumë të frikësuar, nëse jeni të shqetësuar, nëse keni frikë, atëherë largohuni. Shkoni në sektorin privat dhe merrni pjesë në këtë revolucion madhështor. Ju si politikanë, duhet të bëni luftën për njerëzit.
Do të doja që e ashtuquajtura Parti Socialiste ta bënte këtë, të luftonte për punëtorët dhe për njerëzit. Por të gjithë e dimë se çfarë ka. Pra, varet nga ne tani që ta marrim këtë detyrë. Ne jemi parti e Qendrës së Djathtë, jemi demokristianë, jemi liberalë, konservatorë, por kjo përfshin gjithashtu qeniet njerëzore, dhe qeniet njerëzore janë në qendër të politikës sonë.
Socialistët mund të vazhdojnë me ndryshimet klimatike, me çfarëdo lufte që kanë, popullsitë indigjene në Amerikën Latine, çfarëdo që duan.
Ne, problemin që shohim këtu, luftojmë për të këtu.
Më në fund, kam ardhur shumë herë në Shqipëri. Ju falënderoj shumë. Dua ta them publikisht. Si një mesdhetar bashkëkombas spanjoll, këtu jam ndier gjithmonë në shtëpi. Gjithmonë, në momente shumë emocionale dhe të tjera jo e kështu me radhë.
Dhe vuaj. Vuaj kur i shoh mundësitë. Vij nga një vend ku kemi 80 milionë turistë çdo vit në Spanjë. Dhe vuaj kur shoh se nuk ka infrastrukturë, asgjë në Shqipëri që mund të prodhonte, sepse shoh të njëjtat mundësi.
Por nuk ka mundësinë për të sjellë, e dini, dhe për të krijuar begati në të njëjtën mënyrë si në Spanjë, për shkak të situatës, situatës politike, situatës ekonomike.
Ju lutem, jini në lartësinë e sfidës. Nuk është të qenët në një këshill ajo që do t'ju bëjë më të zgjuar ose më të bukur. Është ajo që do të nxirrni prej saj, janë rezultatet që do të prodhoni për njerëzit.
Shpresoj që ju jeni tani, më thanë se këtu janë 71 nga 100 po. Unë vetëm, jam shumë i përulur. Ka dy ose tre persona këtu që do ta bëjnë ndryshimin në të ardhmen. Dhe shpresoj që ata janë këtu sot. Ju falënderoj shumë.