Berisha takon sot pasdite 71 të rinjtë dhe të rejat e zgjedhur në Këshillin Kombëtar të PD-së

Në orën 17:00, Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, do të zhvillojë një takim me 71 të rinjtë dhe të rejat e zgjedhur në Këshillin Kombëtar të PD-së, në kuadër të nismës “RI(ni)PËRTËRITJE”, salla “Pjetër Arbnori”,selia e PD-së

I pranishëm do të jetë edhe Antonio López-Istúriz White, europarlamentar, anëtar i PPE-së dhe ish-sekretar i Përgjithshëm i Partive Popullore Europiane.

Këshilli Kombëtar i PD-së tashmë ka rritjen e përfaqësimit me 30% e të rinjve dhe 40% për gratë. Berisha e cilësoi këtë si zhvillim madhor pozitiv për partinë.

Berisha ka theksuar se qëllimet kryesore janë modernizimi dhe organizimi brenda PD-së.