Aksident në Pogradec- Qafë Thanë, përplasen 2 makina, 2 të plagosur në spital
Një aksident është rregjistruar rreth orës 15:00 në aksin nacional Pogradec- Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Pojskë.
Dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën ndërsa nga informacionet paraprake mësohet se të lënduar kanë mbëtur dy persona.
Këta të fundit janë transportuar në spitalin e Pogradecit ku po marrin ndihmën mjekësore por ende nuk ka të dhëna për gjendjen që ndodhen momentalisht.
Në spital është dërguar një nga drejtuesit e mjeteve, i cili ka marrë dëmtime por jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që ndihmë i është dhënë dhe një pasagjeri por nuk ka dëmtime.
Nga ana tjetër, policia e qarkullimit ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.