SYRI TV/ Berisha ‘shpërthen’ ndaj Ramës: Krahasoi protestuesit me falangat e Hitlerit, zbatoni 5 kërkesat

Lideri i opozitës Sali Berisha ka përshëndetur sot protestat e qytetarëve të shtrira në vend dhe mbarë europën, që kërkojnë rrëzimin e narkodiktaturës së Edi Ramës.

Kryedemokrati dënoi krahasimin që Rama u bëri protestuesve me falangat e Hitlerit, ndërsa theksoi se kauza e qytetarëve është shpëtimi i Shqipërisë.

Teksa i bëri thirrje që të dëgjojë zërin e qytetarëve dhe të zbatoj kërkesat e tyre, Berisha akuzoi kryeministrin se futi në kurth vajzën dhe dhëndrin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Zvërnec, në një kohë që e dinte që prona aty kishte probleme dhe ishte prej kohësh në hetim.

SYRI TV

Lideri i opozitës Sali Berisha shprehu mbështetjen për protestat antiqeveritare të qytarëve në Tiranë, rrethe e deri në diasporë, për Zvërnecin dhe vjedhjen e pasurisë publike. Në bashkëbisedimin me qyterarët në rrjetet sociale, Berisha tha se shqiptarët janë në këmbë kundër narkokraturës së Edi Ramës, dhe dënoi me forcë krahsimin që kreu i qeverisë u bëri protestuesve me falangat e Hitlerit.

Berisha kërkoi zbatimin  të 5 kërkesave të protestuesve, dhe i bëri thirrje Edi Ramës të largohet menjeherë dhe të dëgjojë zërin e qyetarërve

Krydemokrati akuzoi Edi Ramën se ka futur në kurth vajzën dhe dhëndrin e Presidentit të SHBA, Donald Trump, duke argumentuar se prona ku do të investohet në Zvërnec ishte në hetim prej 1 viti, por kjo nuk e ndaloj atë të jepte leje zhvillimi

Berisha akuzoi më tej Ramën për hektarë të rrëmbyer në Zvernec në bashkëpunim me Agacin, teksa kishte edhe një përgjigje për thirrjet anti-opozitare në protestë

Krydemokrati denoncoi edhe grabitjen e kanionit të Gjipesë nga kryeminsitri Rama, i cii sipas tij po përdor ish-drejtorin e arkivës, aktualisht deputetin e PS, Ardit Bido, për të falsifikuar dokumentat

Berisha solli në vëmendje qëndrimin kundër të PD për  ligjin e 2024 për zonat e brojtar duke e cuar atë edhe në Gjykaë Kushtetues.e  I pytur nga qyterarët për 2 akuzat e shtuara ndaj Belinda Ballukut, Berisha  hodhi akuza se dojsbe oi e vkkijib me të gjitha nënyrat Edi Rama, ndërsa shprehu bindjen se drejtësinë do ta japin qyetarët

Lideri demokrat u ndal edhe tek vrasja e policit Enea Mekolli në krye të detyrës, ku tha se opozita do të kërkojë drejtësi, jo për të bërë politikë, por për të goditur lidhjet e pushtetetit me krimin. Berisha e mbylli bashkëbisedimin me një mesazh për shqiptarët.