Sekuestrimi i vilës së Ballukut, Bardhi: SPAK të zbatojë ligjin dhe të rikërkojë arrestimin

Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka reaguar me një postim në facebook pas sekuestrimit nga SPAK të vilës së ish numrit dy të qeverisë Rama.

“SPAK të zbatojë ligjin dhe të rikërkojë arrestimin:, shkruan Bardhi.

Reagimi i plotë i Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi

Më 26 Shkurt në një intervistë në News 24 paralajmëruam se Belinda Balluku ka pasuri të fshehura nga aferat e saj korruptive. Vetëm në pak muaj SPAK ka dokumentuar 2 pasuri të fshehura në jug të Shqipërisë - 1 vilë 300 m2 për Belinda Ballukun dhe 1 tjetër vilë në pronësi të Sekretares së saj të Përgjithshme.

E vërteta doli!

Në 12 Mars Edi Rama mbrojti korrupsionin e Belinda Ballukut! Të korruptuarit mbrojnë të korruptuarit!

Tani është detyrë e SPAK të rikërkojë arrestimin e Belinda Ballukut, sipas detyrimit që përcakton ligji. Pozita e bashkëpunëtores së ngushtë të Edi Ramës është rënduar me dy akuza të reja: korrupsion dhe pastrim parash. SPAK duhet të zbatojë ligjin, me profesionalizëm dhe guxim. Koha është tani!