BOTË PARALELE - Drejtuar Edi Ramës
Nga Artur Shkurti/
Më duhet t’ju them se jam në siklet të madh sepse nuk e di se si duhet t’ju drejtohem !
T’ju drejtohem si kryeminister, nuk më bëhet mbarë sepse ju, nuk jeni kryeministri im !
T’ju drejdohem si zotëri, e kam shumë të vështirë sepse ju, nuk jeni i tillë ! Gjithsesi, ju drejtohem me ju, për edukatë sepse kështu më kanë mësuar prindërit e mi !
Nëse në ditët e para të karierës tuaj si kryeministër, do të më thuhej se do të ishit një kryeministër i keq, nuk do të befasohesha ! Ndodh ! Por edhe nëse do të më thuhej se do të dilnit një njeri i keq, përsëri nuk do të më bënte përshtypje ! Dhe kjo sepse jeta ka vërtetuar dhe jo në pak raste se edhe nga familje të mira, dalin edhe njerëz të këqinj !
Por ajo që nuk do ta besoja kurrsesi, është fakti se imagjinata ime, nuk do të mund të parashikonte se do të arrinit deri atje, sa të kapnit shkallën sipërore absolute te hipokrizisë dhe poshtërsisë !! Nuk e di, nëse e keni arritur shkallën 33 të masonerisë, por shkallën më të lartë të poshtërsisë, është e sigurt që e keni kapur !
Përpara disa kohësh, ju shkruaja për shtëpitë që fotografonit në Qeparoin e vjetër, të cilit i dhatë shumë shpejt drejtim! Me investitorët strategjikë, kuptohet ! Ju shkruaja për pronën tonë 925 vjecare, të Shën Stefanit, në Dhërmi, të cilën e keni rregjistruar në emër të njerëzve tuaj, duke krijuar mbivendosje ! Të shkruaja për shtëpinë afro 600 vjecare të gjyshit të babait nga nëna që pasi na e dhatë me vendim, ia rregjistruat tjetërkujt duke i dhënë në kohë rekord edhe çertificatë pronësie ! Dhe tani, na thoni atë që ju thoni edhe banorëve të Zvërnecit, ti drejtohemi gjykatave !! Kujt gjykate ti drejtohemi mor mik, gjykatave tuaja, apo Gjykatës së Lartë të Sokol Sadushit qe pa pikë turpi, rrëzon vendimet që ka marrë vetë ??!! Për cështje absolutisht te njëjta, me të njëjtin subjekt gjykimi, me të njëjtën palë, zotëria ka kurajon dhe merr vendime diametralisht të kundërta !! Për këto gjykata e keni fjalën ?! Edhe kur e fiton gjyqin, në të gjitha shkallët e gjyqesorit, të pret Sokol Sadushi, me çekan në dorë ! Pse, ka gjasa të gjejmë të drejtën nëpër këto gjykata dhe në të tilla kushte ?! Karakteristike është se çdo vit, shpallni edhe nga një amnisti dhe i nxirrni kriminelët jashtë !
Dhe ju jeni krenar, për reformën tuaj në drejtësi !! Qofshi ju që jeni !
Më vinte për të qarë dhe për të qeshur, ndërsa ju dëgjoja të deklaronit se investimi i Zvërnecit, është marrëveshje midis privatësh ! Po nuk na thoni, me kë ka bërë marrëveshje investitori, me pronarët e vërtetë të pronës që mbajnë në dorë AMTP –të pa vlerë dhe nuk ju jepen çertifikatat e pronësisë, prej kaq e kaq vitesh, apo me pronarët fiktivë të pagëzuar prej jush si të tillë që i kanë marrë çertifikatat e pronësisë brënda natës ??!!
Karakteristikë është se dokumentat e hajdutëve, janë tejet zyrtare ! Po kush ia u ka dhënë, shteti im apo i juaji ?! Kush i ka krijuar mbivendosjet, ne, apo ju ?! Dhe prokuroria, grupi më i strukturuar kriminal në Shqipëri, i pushon pa teklif, kallzimet ndaj fallsifikatorëve !
A e dini ju, Edi Rama se Zvërneci, veçse është një zonë e mbrojtur biodiversiteti, është edhe një zonë e mbrojtur arkeologjike ??!! Sepse vetëm 15 m në thellësi të detit, gjënden murret e një qyteti antik të shekullit të 4 p.e.së re që duken me sy të lirë !! Po ju a them unë që kam marrë pjesë në gërmimet arkeologjike në të që kur isha ende student ! Dhe lind pyetja ; ku janë arkeologët shqiptarë, përse nuk flasin, përse heshtin ?!
Më bëri shumë përshtypje, habia juaj false, nga ndërhyrja e Ministrisë së Jashtme Greke !!
Jo ore ! Si kështu ?! Në të vërtetë, habia është se si ja u bëri këtë juve, miku juaj Mitsotaqi ??!! Kujt ia shet këto mor mik ??!! Ju, që të dy, luani me fatet e njerëzve dhe jeni njëlloj, si dy vëllezër siamezë ! Grekët e shkretë i ka gjetur belaja me Mitcotaqin, ndërsa shqiptarët e varfër, i ka gjetur belaja me ju !! Dhe të dy bashkë, e luani më së miri këtë tragjikomedi ! Aktorë të paparë jeni ! Sepse ju, e dini më mirë se kushdo tjetër se Mitsotaqisit, nuk ju këput damari i bythës për të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri, aq më tepër për të drejtat e shqiptareve ! Dhe atë notë që lëshoi, e bëri për kapital politik ne Greqi se po i vjen fundi ! Ashtu sikundër e bëri edhe varrmihësi i Greqisë Tsiprasi sepse ka krijuar parti të re dhe i duhet të fitojë pikë !
Berthold Brehti thoshte se kur politikanet nuk kanë ti japin popullit bukë, i servirin nacionalizem !!
Dhe ju e keni kapur më së miri këtë fabul. Nacionalizëm iu servir Mitsotaqisi grekëve, përtej kufirit, nacionalizëm na servirni edhe ju neve, këtu, në Shqipëri !!
Fatkeqësisht, populli shqiptar që nuk ka ndonjë përvojë të madhe demokratike, i përtyp shpejt këto lloj camcakizash që i servirni dhe prandaj është i destinuar të vuajë shumë akoma.
Mirpo, cdo gjë e keqe, ka dhe anën e vet të mirë ! Nota e Ministrisë së Jashtme Greke, në të vërtetë, padashur, iu ka bërë një shërbim të madh shqiptarëve ! Nëse këtë që bëri Ministria e Jashtme Greke, për shtetasin e vet, do ta bënte cilado Ministri e Jashtme Evropiane për nënshtetasit me dy shtetësi, nuk do të livadhisnit ju o Edi Rama !
Dhe mundësia ka ekzistuar dhe ekziston, për këtë, por trupa dipllomatike evropiane, ka rënë në gjumë letargjik, ose ta bëjmë më të qartë, ia keni zënë kokën me valixhe, ju !!
Fatkeqësisht ne si popull, i kapim gjërat me vonesë. Nuk është e domosdoshme të jetë minoritar personi me dyshtetësi, që të ketë interesim për të drejtat e tij dhe të mos tërhiqet zvarrë, nga gladiatorët tuaj ! Sot, ka boll shqiptarë me dyshtetësi, si nga Thethi ku po iu grabisni pronat, me paketën e maleve, si nga Rjolli që po ju a rëmbeni token e të parëve, ashtu edhe nga Lushnja që po ju a tjetërsoni tokën bujqësore, për të ngritur parqe fotovoltaike !
Edhe ata i rrahin, i fyejnë, i zvarrisin, i grabisin ! Nuk është vetëm zvërnecioti që e pëson këtë ! Dhe Evropa prostitutë hesht, siç ka heshtur gjithmonë !!
Juve Edi Rama, jetoni në botën tuaj paralele, një botë që nuk ka kurrfarë lidhje me botën e njerëzve të këtij vendi, një botë që çdo shqiptar e percepton sa hap frigoriferin, ku miu thyen kokën nga skamja !! Dhe veç kësaj, shqiptari i varfër, është i detyruar që çdo ditë, të përtypë edhe imazhin tuaj televiziv, me syzet me ngjyra, alla LGBT ! Përtyp imazhin tuaj për menu, të shoqëruar me një grusht perimesh, për kontorno !!! SA TURP !!!
Mirpo e keqja është se ju, nuk e njihni këtë lloj ndjesie sepse nuk ju ka mbetur asnjë lloj pigmenti nën lëkurë dhe për rjedhojë, as skuqeni dhe as zverdheni !
Nuk e keni idenë se sa i mjerë m’u dukët, kur u shprehët se e lini karriken dhe shkoni ne fshat.
Leri këto filma Edi Rama sepse i kemi parë shumë herë ato seri ! E para, mirë do të ishte ta bënit se do të shpëtonte ky popull nga një krijesë si ju ! Dhe e dyta, ju, nuk jeni nga aja pastë që e bën atë që thotë ! Jeni ganxhuar kaq keq pas asaj karrikeje, sa që do të duhet t’ju shkulin me gjithë të që të ikni ! Paçka se keni deklaruar se do të ikni, kur ta vendosni ju !!
Mos na thoni fjalë të mëdha se nuk i dihet !!
Ju a kam thënë privatisht dhe erdhi koha t’ju a them edhe publikisht, ; kujdes se do ta keni fundin shumë të keq ! Ky popull që ju e keni përçmuar dhe poshtëruar në këtë farë feje, do të zgjohet dhe me sa duket, shënjat janë të mira ! Dhe atëherë, ju, nuk do të gjeni brimë të futeni ! Do t’ju zvarrisë, jo me gjithë karrike, por me gjithë godinë, nëse është nevojshme se e keni kaluar masën ! Dhe atëherë, nuk do t’ju shpëtojnë dot as paratë e vjedhura !!
Pa kurrfarë respekti - Artur Shkurti 04.06.2026