Berisha: Përpjekja e Ramës për të implikuar vajzën dhe dhëndrin e presidentit të SHBA, akt i turpshëm
Në fund të bashkëbisedimit të tij me qytetarët në rrjetet sociale kreu demokrat Sali Berisha tha se, “përpjekja e Ramës për të implikuar vajzën dhe dhëndrin e presidentit të SHBA, akt i turpshëm”.
Berisha: Për ta mbyllur këtë bisedë, unë mund të them se kjo protestë nxorri në pah para Shqipërisë, para shqiptarëve dhe botës, shëmtinë e regjimit të Tiranës.
Dëshmoi se çfarë është në gjendje të bëjë Edi Rama, se çfarë cinizmi, urrejtje ka ky ndaj qytetarëve, të cilët s'e ka për gjë t'i vlerësojë si pasardhës të Hitlerit apo nazistë.
Të krahasojë Mit'hat Frashërin me Adolf Hitlerin, arrin gjëra në çmenduri të tilla! E them me bindjen më të thellë, se është një akt i turpshëm, i turpshëm, përpjekja e tij për të implikuar vajzën e presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe dhëndrin e tij, duke ju ofruar atyre për investim strategjik, një zonë e cila hetohet nga prokuroria shqiptare për krimin e organizuar dhe korrupsionin e niveleve të larta.
Një zonë në të cilën përfliten trafikantë, përfliten vrasës, kriminelë, zyrtarë, mafiozë të Partisë Socialiste e të tjera e të tjera. Unë nuk besoj kurrë se një qeveri serioze mund t'ia ofrojë kujt përveçse ligjit, ligjit dhe vetëm ligjit.
Edi Rama mendon se ndofta, nëpërmjet autoritetit të kompanisë, do mund të shuante hetimin, do mund të mbyllte, ka pak të hapur të asaj afere. Pra të gjitha këto tregojnë se çfarë është i aftë të bëjë ai.
Dhe tani deklaron se kjo nuk ishte asgjë, po të mos ishte emri i dhëndrit të presidentit Trump. S'ishte asgjë zvarritja e qytetarit sipas tij! S'ishte asgjë ajo, s'ishin asgjë telat me gjemba rrethimi i fshatit me tela me gjemba.
Nuk ishin asgjë, të cilat të gjitha i dinte vetë ai. Ndaj dhe largimi i tij sa më parë.
E përshëndes zotin Zalli, që merr mundimin të mbështesë, të gjithë diasporën, dhe ftoj të gjithë diasporën aty ku janë, të rrethohen dhe të protestojnë pranë përfaqësive të Edi Ramës, të cilat duhet të bashkohen me protestuesit dhe jo të përfaqësojnë Edi Ramën aty ku janë. Është një regjim turpi, narkoshteti, një regjim i cili turpëron kombin, vendin dhe njeriun e qytetëruar.
Faleminderit!